“S’ka garë, kur nxitojmë të mbyllim procesin”- Tensionet në mbledhjen e Kryesisë, deputeti i PD-së: Vrapohet për të kapur postin e kryetarit! Nëse duam një partiçkë të vogël…

Jun 8, 2023 | 11:07
SHPËRNDAJE

Deputeti Lefter Gështenja është shprehur se në PD nuk mund të ketë garë nëse nxitohet të mbyllin procesin, duke iu referuar zgjedhjes së datës mes tensioneve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e së martës.

Ai theksoi se “nëse vrapojmë për të kapur postin e kryetarit është e gabuar”, ndërsa shtoi “nëse duam një partiçkë të vogël, le ta bëjmë por nuk ka çon gjëkundi, do jemi përjetë në opozitë”.

Deputeti Gështenja u shpreh se secili duhet të bëjë një hap pas dhe të kontribuohet për një parti më të madhe.

Lefter Gështenja: “Ndoshta edhe falë jush nuk pati përplasje fizike. Videot janë bërë publike. Kërkoj që demokratët të bashkohen nëse do vazhdojmë të sulmojmë njëri tjetrin, unë them jo.

Secili duhet të bëjë hap pas. Nuk pres të ketë garë kur ne vrapojmë të mbyllim procesin një orë e më parë.

Të gjithë duhet të kontribuojnë për një parti më të madhe se sa ishte.

Nëse vrapojmë për të kapur postin e kryetarit, kush ka marrë kryetarin, është e gabuar.

Të gjithë duhet të kontribojmë të bëjmë një PD më të madhe, për të qenë forcë alternative qeverisëse.

Nëse duam një partiçkë të vogël, le ta bëjmë por nuk ka çon gjëkundi, do jemi përjetë në opozitë.

Do vazhdoj të kontribuoj prej 30 vitesh jam në PD, besoj tek kjo parti. Nuk kam ardhur për karrigen e kryetarit.

Në PD ka njerëz të mirë të lirë, potencialë të denjë që mund të jenë kandidatë të denjë për të drejtuar PD.

Të japim kushtet për një garë të ndershme, askush s’duhet të ketë frikë nga vota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura