“S’kam kohë për budallallëqe”- Kejvina Kthella bën deklaratën: Televizioni nuk është për mua, ju më…

Oct 22, 2024 | 14:26
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella prej kohësh nuk është parë më në ekran. Mirëpo gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj ajo ka treguar arsyen, ku është shprehur se nuk i pëlqen më televizioni.

“Na ka marrë malli të të shohim përsëri në televizion” ka shkruar një fanse.

“Të lutem se nuk kam kohë të bëj më budallallëqe. Nuk më pëlqen më bota e televizionit, kam kuptuar që nuk është për mua pasi jam shumë e vërtetë edhe shumicën e rasteve keqkuptohem,” është përgjigjur Kejvina teksa ka shoqëruar deklaratën me disa të qeshura.

 kejvina kthella

Nuk dihet nëse është një vendim i prerë nga ana e modeles apo thjeshtë një thumb kundrejtë atyre të cilët sipas Kejvinës e keqkuptojnë.

Kujtojmë që Kejvina u përjashtua nga shtëpia e Big Brother Vip2 pasi pasi qëlloi me shuplakë fituesin e atij edicioni Luiz Ejllin, kjo shkaktoi mjaft reagime tek fansat dhe si pasojë mori shumë komente nga negative nga ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura