Krimineli i luftës i burgosur Radovan Karaxhiç padit qeverinë britanike duke pretenduar se ai vuan trajtim çnjerëzor – pasi nuk i lejohet një laptop në qeli, shkruan The Sun.
Karaxhiç, i quajtur edhe si Kasapi i Bosnjës, kërkon 50,000 paund për shkelje të të drejtave të njeriut.
Ai pretendon se i është ndaluar gjithashtu të komunikojë në gjuhën e tij amtare, serbisht dhe i është mohuar ushqimi i nevojshëm për të kontrolluar diabetin e tij.
Ai u paraqit në gjykatë javën e kaluar përmes lidhjes video për të paditur Sekretaren e Shtetit për Drejtësinë Shabana Mahmood.
Nëse ai fiton, taksapaguesit do të duhet të paguajnë faturën e tij si dhe shpenzimet e tjera ligjore.
Kujtojmë se në vitin 2021, vajza e tij Sonja Karaxhiç-Jovicevic pretendoi se ai ishte mbajtur në kushte “të pashëndetshme” dhe “të pacivilizuara” pasi u transferua në Isle of Wight.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al