Prej disa kohësh dy banorët e Big Brother Vip, Lejla dhe Leo, kanë pasur një afrimitet mjaft të ngushtë me njëri-tjetrit që vlen të thuhet se i ngjante romancës.
Mirëpo dyshja kanë vendosur të bëjnë një hap më shumë në raportin e tyre duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.
Teksa kanë qenë duke vallëzuar nën tingujt e një kënge mjaft romantike, të emocionuar, ata janë përqafuar dhe janë puthur.
Para se të ndodhte momenti i veçantë Leo e ka mbuluar me dashuri dhe fjalë të ëmbla banoren teksa i thonte se duket shumë e bukur dhe s’ka njohur kurrë dikë tjetër si ajo.
“Po shkëlqen si yll, s’kam njohur kurrë dikë si ti” i’u drejtuar konkurrenti Lejlës teksa i dedikonte fjalët e këngës në sfond.
Dyshja janë shfaqur të lumtur nën shoqrinë e njëri-tjetrit e ndërsa kanë vazhduar për disa minuta të shkëmbejnë puthje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al