Skandal mjedisor. Rreth 200 koka derrash janë hedhur në brigjet e lumit Ishëm fare pranë Urës së Gjolës ku kalon ky lum.
Një banor duke shkuar tek toka e tij ka parë koka derrash nëpër arën e tij dhe më pas ka telefonuar për të denoncuar këtë skandal mjedisor.
“Nuk i kisha parë ndonjëherë kaq shumë koka derrash as në thertore. Vendi kishte marrë erë dhe mendova të telefonoj pasi mos të përhapet ndonjë sëmundje”, thotë banori.
Ky lum është tepër i ndotur pasi të gjitha mbetjet e punishteve e fabrikave që vijnë nga Tirana e deri në grykëderdhje në det hidhen në këtë lum.
Lagja e Urës së Gjolës e ka shumë afër këtë lum dhe rrezikohen nga një epidemi e mundshme nëse nuk merren masa të shpejta.
/Ora News/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al