Skandal në Kishën Katolike greke/ Dy priftërinj përvetësuan 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës! Si u zbulua skema

Oct 24, 2024 | 12:52
SHPËRNDAJE

Kisha Katolike e Greqisë është përfshirë në një skandal të madh. Mediat helene raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim, pasi raportohet se dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar paratë e këtij institucioni, duke i investuar ato në disa lokale nate.

prifti

Bëhet fjalë për një shumë prej 3 milionë euro, të cilat u zhdukën nga arka e Kishës Katolike dhe përfunduan si investime në lokale nate.

Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi më parë ka përcjellë gjetjet e tij në organin kompetent të akuzës.

Mësohet se historia e ka zanafillën tetë vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese.

Institucionet ligjzbatuese në Greqi u vunë në lëvizjes pas alarmit që ngriti banka për lëvizje të shumave të mëdha.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike dhe të gjitha hetimet i çuan tek dy priftërinjtë dhe disa biznesmenëve të lokaleve të natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura