Skandal në Kuçovë/ Hapen varre masive pa pasur asnjë shërbim mortor! Qytetari denoncon: Është turp, bëjnë pazare për vendin

Sep 22, 2024 | 13:28
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e paprecedentë po ndodh ditët e fundit në varrezat publike të qytetit të Kuçovës. Punonjësit e shërbimit funeral Piemvis, po hapin çdo ditë gropa varresh, pa pasur asnjë konfirmim për shtetas që kanë ndërruar jetë.

varre

Deri më tani janë hapur 8 gropa varresh dhe janë bërë matjet dhe është rrethuar vendi për hapjen e 3 gropave të tjera.

Në lidhje me këtë skandal ka qenë shtetasi Arben Polisi, ai që ka kallëzuar në polici rastin. Sipas tij, është “turp i madh” që të hapen gropa masive pa vdekur askush, në mënyrë që më pas të bësh pazare për vendin-siç shprehet ai.

Polisi deklaron se, gropat hapen vetëm me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë, pas njoftimit që ju dërgohet nga shërbimet funerale për raste vdekjesh dhe jo nga punëtorët e shërbimeve funerale.

Ai deklaron se pasi u ka dërguar në bashki fotot dhe s’ka marrë asnjë përgjigje, ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim. Edhe punëtor të tjerë të varrezave pohojnë se hapja e gropave pa pasur asnjë “mort” është e turpshme.

Të kontaktuar nga mediat, burimet zyrtare të policisë, kanë konfirmuar se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Arben Polisi, shërbimet e policisë kanë regjistruar kallëzimin, kanë parë gjendjen në vend dhe po kryejnë veprimet procedurale në lidhje me rastin e denoncuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura