Skandali i shitjes së diplomave false/ Nga Italia në Shqipëri, zbardhet skema e kolegjit WISDOM! Ryshfet, falsifikim e pastrim parash

Sep 17, 2024 | 12:39
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin skema e përdorur nga kolegji Wisdom për shitjen e diplomave false. Në skemë rezulton të jetë përfshirë edhe një zyrtar, që dyshohet se kundrejt ryshfetit ka akredituar kolegjin.

Screenshot-2024-09-16-alle-13.56.59-750x375-1

Sipas mediave italiane, Savino Cianci, pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë, si dhe gruaja e tij Lucia Catalano, i kanë dhanë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare, një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro.

Madje mediat italiane specifikojnë se kjo dhuratë drejt një përfaqësuesi të një organi qeveritar, me qëllim aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të Wisdom University.

Nga hetimet e autoriteteve italiane dyshohet se për çdo certifikatë apo diplomë paguheshin 8 mijë euro. Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë arrestuar 9 shtetas italianë, mes të cilëve edhe pronarin e kolegjit universitar Wisdom në Shqipëri, në kuadrin e hetimeve mbi atë që konsiderohet si skandali i shitjes së diplomave.

 

Autoritetet italiane po hetojnë rreth 41 persona që dyshohet se janë përfshirë në skemë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe veprimtarinë e dy kompanive me seli në Foxhia dhe Romë.

Hetimet po kryen lidhur me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash.

Gjithashtu janë arrestuar Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura