Skandali me botox-in kontrabandë, lirohen 3 administratorët e klinikave private

Oct 18, 2024 | 12:50
SHPËRNDAJE

Tre administratorët e klinikave private, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it në Shqipëri, janë lënë të lirë.

Botox kontrabande ne Shqiperi
Botox kontrabande ne Shqiperi

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produkte në Shqipëri, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura