Skandali me shitjen e diplomave false, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal ndaj kolegjit Universitar Wisdom

Sep 19, 2024 | 13:18
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal ndaj kolegjit Universitar Wisdom, pas zbulimit të skandalit me shitjen e diplomave false.

Savino Cianci

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor”, thuhet në njoftim.
dik

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim te pagesave. Hetimet kane nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratoret e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardia di Financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor”, njofton Prokuroria.

SKANDALI

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për secilën.

Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e institucioneve në Shqipëri, e cila ka favorizuar pronarët e Kolegjin Wisdom, Savino Cianci dhe Lucia Catalano.

Në dosje thuhet se kësaj zyrtareje i është dhënë një çantë e firmës “Louis Vuitton” që ka kushtuar 1150-1200 euro.

Dhurata i është dorëzuar gjatë një darke, ndërsa e gjithë situata zhvillohet në gusht të 2022.

LEXO EDHE: Skandali me shitjen e diplomave false, ministria e Arsimit: Po ndiqet procedura ligjore për mbylljen e kolegjit Universitar Wisdom! Për vitin e ri akademik s’kemi çertifikuar kuota pranimi

Në krye të kësaj skeme, qëndron çifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit.

Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një agjendë e ngjeshur universitare.

Ndërkohë referuar të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke përmendur emrin e Evis Kushit.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet nder të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura