Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private

Sep 18, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka marrë vendim lidhur me mjekët e Spitalit Onkologjik që akuzohen se orientonin pacientët e sëmurë me tumor në klinika private.

mjeket skandali onkologjik

Mjeku Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Emiljano Lelës, koordinator tek Onkologjiku, i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Mjekja Alketa Ymeri(Pere) po ashtu i është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, nuk ka masë, hetohet pa masë sigurie.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” po ashtu pa masë, hetohet në gjendje të lirë.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, masë detyrim paraqitjeje.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 18.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 39 akti, datë 09.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim E.G., B.Q., F.M., H.G., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 24.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. E.G..
  2. Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. F.M..
  3. Caktimin ndaj Z. F.M. të masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, duke e urdhëruar atë të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, që është i ngarkuar me hetimin, çdo të ditë të mërkurë, në orën 09:00.
  4. Shfuqizimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. H.G..
  5. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Z. H.G..
  6. Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Znj. B.Q..
  7. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Znj. B.Q..
  8. Ngritjen në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë të parashtrimit mbi mungesën e kompetencës lëndore të gjykatës së posaçme për sa i përket pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal historik të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim Znj. B.Q. dhe Znj. D.K..
  9. Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të paraqesë në Gjykatën e Lartë kopjen e akteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore në këtë procedim penal.
  10. Kundër disponimeve të këtij vendimi mbi masat e sigurimit personal mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura