Skema e mashtrimit/ “Na ndihmoni”- Përdori foto të një të mituri të sëmurë dhe mori shuma parash për “kurimin” e tij, arrestohet 55-vjeçari

Dec 3, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 55-vjeçar, i cili akuzohet se përdori fotot e një fëmije të mitur dhe ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.

arrestim

Sipas policisë, i arrestuari me inciale A. K., hapi një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet të shtetasit të mitur të sëmurë.

Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram.

Ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndalohet një 55-vjeçar i cili me anë të mashtrimit kompjuterik, ka përfituar shuma parash me pretendimin për të ndihmuar një të mitur të sëmurë, për kurimin e tij. Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë ndaluar shtetasin në kërkim A. K., 55 vjeç, banues në Përmet. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. K., me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.

Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura