Skema e vjedhjes/ “BE ndërton autostradat me 2 mln euro, Balluku me 24”- Berisha: “Miss Babëzia” me Ramën blenë 500 milionë euro energji

Apr 10, 2023 | 8:05
SHPËRNDAJE

VALENTINA MADANI / Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë.

balluku443-770x433

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën, Berisha denoncoi se qeveria dhe administratat kanë vjedhur miliona para të shqiptarëve.

“Pasuritë që ka Shqipëria nuk i ka asnjë vend në Ballkan. Këta po e vjedhin, e keqja nuk ka fund dhe të keqen duhet ta ndalojmë. KLSH ka gjetur se në vitin 2022 qeveria dhe administratat kanë vjedhur 122 mld lekë. Si i vjedhin do të thoni ju, po sepse ndërtojnë rrugën në mes të fushën 24 mln dhe ajo kushton vetëm 2 mln. I vjedhin sepse mbjellin 10-20 apo 40 mijë fidanë dhe thonë kemi mbjellë me miliona. Kanë blerë 500 mln euro energji, çdo shqiptar duhet ta dijë se viti që këta kanë blerë 500 mln euro Shqipëria ka prodhuar 2 mld kw/orë më shumë se nga sa konsumon. Kjo mis babëzia, Belinda me Ramën, kanë zgjedhur të dhunojnë ligjet dhe të zbrazin digat gjatë verës, në një kohë kur kjo ndalohet”, deklaroi Berisha. Lideri demokrat denoncoi ministren e Energjisë, Belinda Balluku, për një skemë “monstruoze” vjedhjeje me energjinë elektrike. Berisha në fjalën e tij tha se ministrja që e quajti “mis babëzia” dhe Kryeministri Edi Rama, “vitin që këta kanë blerë 500 milionë euro energji Shqipëria ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë sesa konsumon”.

“Ata ua shesin sekserëve të tyre me 20 euro dhe sekserët e tyre e shesin në bursë 300 euro dhe ndajnë paratë me ta. Ky është mekanizmi i tmerrshëm i vjedhjes së qytetarëve. Gjithashtu vjedhin edhe me rritjen e çmimeve. Mblodhën mbi 500 mln euro, ku i çuan? Edi Rama 320 mln i çoi për rrugë anësore. Si Shkëmbi i Kavajës-Fier, që po i ndërton me 7.2 mln euro km, në një kohë që autostrada ka kushtuar 2 mln euro km. A nuk është kjo një thirrje që t’i largojmë?! Ndaj ju demokratë e demokrate, ju ftoj që këto ditë që kemi përpara të trokasim në çdo derë për të vendosur Igli Carën. Ajo zonja që është, ajo del nga sirtarët e Gjushit, është dyshja më mafioze jo në Shqipëri, por edhe në Ballkan e më gjerë”, tha Berisha.

Gjobat

Lideri demokrat paralajmëroi se gjoba e Shqipërisë në Arbitrazh për faj të qeverisë mund të shkojë deri në 1.5 miliardë dollarë. “Ky drejtësinë e ka futur në xhep. Shkoni në gjykata. Asnjë gjyq nuk fiton qytetari. Tani mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si gjykatat e Tiranës dhe thotë do dal nga Gjykata Ndërkombëtare. Dil provoje njëherë. 156 mln janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat që kemi marrë në arbitrazh. Ju garantoj se me 12 çështje të tjera që ndodhet në të njëjtën Gjykatë dhe 5-6 çështje të tjera në Paris dhe Zvicër, gjoba e Shqipërisë do të shkojë të paktën 1.5 mld dollarë. Më shumë se 2 vite rrogat e të gjithë shqiptarë.

A mbahet një Kryeministër i tillë hajdut dhe mashtrues? Kurrën e kurrës. 14 Maji është një ditë që ndan historinë, një ditë ku duhet të bashkohemi të gjithë, demokratë, të paparti, socialistë”, u shpreh Berisha. Kreu demokrat bëri me dije se qeveria shqiptare e ka rritur borxhin publik në 107 % të PBB, pra, sipas tij rreth 5 miliardë euro. Berisha tha se të gjitha këto para të marra borxh janë vjedhur e shpërdoruar nga qeveritarët. Për të treguar vjedhjet e pretenduara nga ana e qeverisë, Berisha përmendi ndërtimin e rrugëve, ku sipas tij, në Shqipëri një kilometër autostradë ndërtohet me 24 milionë euro për kilometër nga Rama dhe ministrja Belinda Balluku. Ai shtoi se një kilometër autostradë në Gjermani ndërtohet me 2-3 milionë euro për kilometër dhe tha se pjesa e mbetur vidhet nga qeveria shqiptare.

“Ka marrë borxh 5 miliardë euro. Të gjitha u vodhën dhe u shpërdoruan. Me këto para mund të rrisje të paktën 3 herë pensionet dhe 3 herë rrogat e shqiptarëve. Si vidhen? Ajo rruga Lekaj-Fier kushton për Ramën dhe Ballukun 7.2 milionë euro, kur vetë autostrada ka kushtuar rreth 2 milionë euro për km. Ata ndërtojnë autostrada me 24 milionë euro km, në një kohë që në Gjermani autostrada në fushë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ndaj dhe kjo shtrëngicë ekonomike dhe varfëri. Rama tani u thotë me injorancë absolute që bëtë gabim vetë që mbollën ullinj. Këtë e thotë një njeri që është i zhveshur nga çdo lloj nocioni”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura