“S’kemi asnjë eksponent të krimit të organizuar të ekstraduar nga UAE”- Altin Dumani rendit problematikat e SPAK: Rroga e ekspertëve të provave digjitale lë për të dëshiruar, kemi frikë se do na ikin

Jul 3, 2023 | 12:07
SHPËRNDAJE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka rendituar problematikat e këtij institucioni teksa raportoi në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai theksoi se problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pocedurat e ekstradimit vazhdojë dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë refuzim, por s’kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratat e Bashkuara Arabe”, u shpreh Dumani.

Ai shtoi se një tjetër problematikë është trajtimi financiar i ekspertëve të provave digjitale të punësuar në SPAK.

“Kemi një laborator digjital, kemi rekrutuar 3 ekspertë, më të mirët e ekspertimit të provave digjitale por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar dhe kemi frikë se mund të na largohen sepse është treg i kërkuar”, u shpreh kreu i SPAK.

Altin Dumani:  Prezantoj disa nga problematikat e Prokurorisë së Posaçme. Problematika më e madhe që lidhet me institucionin tonë është numri i madh i procedimeve të mbartura, që janë të mbartura në vite. Ngelet që ky vit, nga fillimi dhe 6 muajt në vijim mbetet që Prokurorët të fokusojnë energjitë e tyre tek çështjet të mbartura pasi kjo ngarkesë është shqetësuese dhe duhet patjetër të japim zgjidhje.

Në 2022 kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës pais ne kemi punuar në ambiente të vogla 3-4 hetues në një zyrë, gjithashtu në administratë shumë veta në një zyrë në pamundësi për të ushtruar në normalitet funksionet e institucionit, por mund të konsiderohet  e mbyllur pasi  me vendim të Këshillit të Ministrave SPAK ka marrë në pronësi një godinë që është pranë godinës që aktualisht ushtrojmë funksionet dhe përmbush më së miri funksionet e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit apo administratë.

Problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një problematikë e cila ka vënë në vështirësi hetimet sa i takon përballjes së autorit të veprës penale me sallën e gjyqit. Procedurat e ekstradimit vazhdojë dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë refuzim, Por s’kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratat e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu mungesa e statutit të oficerit të policisë gjyqësore të specialistëve të seksionit të bashkëpunimit ndërkombëtar është problematikë. Shpresoj të gjej zgjidhje dhe një problematikë tjetër statusi financiar jo i kënaqur i ekspertëve të provave digjitale që ne kemi të punësuar në SPAK, kemi një laborator digjital, kemi rekrutuar 3 ekspertë, më të mirët e ekspertimit të provave digjitale por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar dhe kemi frikë se mund të na largohen sepse është treg i kërkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura