“S’kemi qenë më afër një lufte botërore”- Viktor Orban kritika BE: Duan të instalojnë qeveri kukull

Oct 23, 2024 | 14:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbajtur fjalim të gjatë me rastin e shënimit të përvjetorit të revolucionit të vitit 1956, i cili përfshinte kryengritjen kundër sundimit sovjetik.

orban

Në një fjalim para mijëra mbështetësve, Orban ka thënë se hungarezët duhet të tregojnë unitet sot si në vitin 1956.

“Jemi mbledhur për të nderuar heronjtë e vitit 1956. Nëse vendi ynë është në vështirësi, ne duhet të bashkohemi. Sepse pa unitet nuk ka as siguri dhe as liri”, ka thënë Orban.

Pas kësaj, fjalimi vazhdoi duke komentuar luftën në Ukrainë.

“Palët janë në konflikt tash e tre vjet dhe rreziku i përhapjes së luftës po rritet. Në 70 vjetët e fundit, ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një lufte botërore. Udhëheqësit evropianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë. Thelbi i ‘planit të fitores’ që po prezantohet është përhapja e luftës, ftesa e Ukrainës në NATO dhe zhvendosja e luftës në tokën ruse”, u shpreh kryeministri hungarez.

Ai deklaroi gjithashtu se me këtë plan Ukraina angazhohet që me ushtrinë e saj të garantojë sigurinë e të gjithë Evropës.

“Me fjalë të tjera, ne hungarezët do të zgjoheshim një mëngjes dhe do të zbulonim se ushtarët sllavë nga lindja janë vendosur përsëri në Hungari. Ne nuk e duam këtë, por presioni nga Brukseli po rritet çdo ditë. Ne hungarezët duhet të vendosim nëse duam të shkojmë në luftë kundër Rusisë”, theksoi Orban.

“Një Hungari e pavarur është e papranueshme për Brukselin, dhe kjo është arsyeja pse duan të instalojnë qeveri kukull”, tha me tej Orban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura