“Skenar i përgatitur”- Nesho për arrestimin e Metës: Skandal! Tregon veprimtarinë e një shteti që nuk vepron bazuar në ligj

Oct 21, 2024 | 21:16
SHPËRNDAJE

Ish-ambasadori Agim Nesho, e ka cilësuar skenar të përgatitur arrestimin e presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

-640-0-62eaaaf7e68c1

Nesho, në studion e emisionit ‘Open’ deklaroi se shteti nuk vepron bazuar në ligj, por në forma të fashizmit

“Është një skandal. Tregon veprimtarinë e një shteti që nuk vepron bazuar në ligj, por në forma të fashizmit. Të arrestohet në një mënyrë të tillë, nuk është turp për ata që e bëjnë sepse janë bashkëpunëtorë. Drejtësia është e kapur sepse në mënyrë të vazhdueshme sepse çështjet e korrupsioni po i kthen në element politik për pushtetin. Nuk merret me njerëz që bashkëpunojnë me banda. Pse nuk e thirrën Metën në Polici? Ky është një skenar i përgatitur. Skenari është për të treguar disa gjëra.

Në radhë të parë është dhunë dhe presion ndaj opozitës. Kërkon të heq vëmendjen nga skandalet jo vetëm ekonomike, por edhe të marrëveshjes Rama-Meloni”, tha Nesho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura