Klevis Balliu, shef i organizimit në PD dhe ish deputet u shpreh se sot e gjithë Shqipëria është në protestë.
Për News24, ai u shpreh se protesta do të kërkojë edhe lirimin e Sali Berishës, i cili mbahet në arrest pa prova e fakte.
Balliu tha se do të protestohet edhe ndaj pjesës së kalbur të drejtësisë, pasi nëse në këtë vend do të kishte drejtësi, sot nuk do të kishim Alqi Bllakon dhe rojen e parkingut, të arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Ish deputeti deklaroi se protesta synon largimin e kësaj qeverie dhe t’i japim mundësi shqiptarëve që të votojnë të lirë.
“Edi Rama është një kryeministër që nga përgjimet del nga karteli i Sinaloas te ai i Avdylajve, ndaj me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Një qeveri teknike, lirimi i liderit të opozitës, por mbi të gjitha e ardhmja e vendit, pasi po boshatiset Shqipëria, 47 % e fëmijëve janë të kequshqyer”, tha Balliu, duke u shprehur se cilat janë qëllimet e protestës që do të mbahet mbrëmjen e sotme (11 korrik) para godinës së Kryeministrisë.
Balliu se çfarë ndodh në protestë është vullnet i qytetarëve, duke theksuar se qytetarët dhe opozita nuk bëjnë dhunë. “Dhunë bën qeveria, nëse ajo do të bëjë dhunë, natyrisht ne do të dimë si ti përgjigjemi. Qytetarët të na bashkohen në protestë, të vijnë jo për PD-në, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Jemi në një batak të egër që është krijuar si pasojë e korrupsionit. Qytetarët të vijnë në protestë për të ruajtur fëmijët e tyre, pasi kemi drejtorë shkollash që tregtojnë drogë, dhe mjekë e infermierë që tallen me qytetarët”, tha Balliu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al