“S’mund të jemi apriori kundër”- Planet për “Shtetin Bektashi” në Tiranë, Ylli Doçi: Ja pse ky propozim nuk është absurd dhe i pa vlerë

Sep 24, 2024 | 21:56
SHPËRNDAJE

Pastori Ylli Doçi, ka komentuar idenë e krijimit të “Shtetit Bektashi” në Tiranë, ku tha se po sugjerohet një ‘Westfali’ e re.

doci

Në emisionin “Open” në News24, Doçi tha se është një ide që duhet marrë me seriozitet, duke shtuar se Kryeministri po kthehet në një protagonist me potencial.

Ai u shpreh se vetëm bektashizmi e ka qendrën e tij Botërore në Shqipëri, dhe kjo është sipas tij, arsyeja që ky propozim nuk është absurd dhe nuk është kaq pa vlerë

 “Ka një potencial që kjo të jetë një përgjigje për gjeopolitikën e tanishme. Veçantia e bektashizmit, të gjitha komunitetet fetare janë ndërkombëtare, por vetëm bektashizmi e ka qendrën e tij Botërore në Shqipëri. Kjo është arsyeja që ky propozim nuk është absurd dhe nuk është kaq pa vlerë. Ne duhet të presim sqarime lidhur me propozimin, por s’mund të jemi apriori kundër”, tha Doçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura