“S’mund të lind fëmijë”- Selena Gomez ndaj lajmin e hidhur! Aktorja rrëfehet për lidhjen me partnerin dhe planet për martesë: Askush nuk më ka dashur në këtë mënyrë

Sep 11, 2024 | 10:22
SHPËRNDAJE

Selena Gomez ka zbuluar se nuk do të jetë në gjendje të lindë një fëmijë për shkak të problemeve të vazhdueshme mjekësore. Këngëtarja dhe aktorja e famshme tha se shtatzënia do të përbënte rrezik si për veten ashtu edhe për fetusin.

selena gomez

Në një intervistë me Vanity Fair, Selena Gomez u shpreh se kishte planifikuar të krijonte një familje kur të mbushte 35-vjeçe.

“Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq nuk mund të bëj fëmijë”, tha ajo. “Kam shumë probleme shëndetësore që do të vënë në rrezik jetën time dhe të foshnjës.”

32-vjeçarja nuk specifikoi se problemet shëndetësore, por më parë ka folur publikisht për diagnostikimin me lupus në vitin 2015, një sëmundje ku sistemi imunitar sulmon indet dhe organet e veta. Një vit më vonë ajo u diagnostikua gjithashtu me ankth dhe depresion, të cilat mund të lidhen me lupusin dhe mori medikamente për të menaxhuar gjendjen.

Gomez iu nënshtrua një transplanti të veshkave në vitin 2017 për shkak të lupusit. Në vitin 2020, ajo u diagnostikua me çrregullim bipolar, pasi përjetoi një episod psikotik gjatë të cilit dëgjoi zëra dhe donte të vetëvritej.

Në vitin 2022, ajo tha për Rolling Stone se nevoja e saj për të marrë dy medikamente të veçanta për çrregullimin bipolar mund ta lërë atë të paaftë për të pasur një shtatzëni të sigurt.

“Kjo është një gjë shumë e madhe, e pranishme në jetën time”, tha ajo në atë kohë.

Gomez ka thënë gjithashtu se do të ishte e hapur për birësim, pjesërisht për shkak se nëna e saj ishte birësuar.

“Unë ndoshta nuk do të isha këtu,” tha Gomez për Vanity Fair, nëse nëna e saj nuk do të ishte birësuar. “Nuk e di se si do të kishte qenë jeta e saj. Ajo dhe unë jemi shumë mirënjohës për mënyrën se si na ka ardhur jeta.”

Selena Gomez tha për Vanity Fair se mund të bëhet prind përmes një rruge të tillë si birësimi ose surrogacia. “Nuk është domosdoshmërisht ashtu siç e kam imagjinuar. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua. Jam e emocionuar se si do të duket ky rrugëtim. Në fund të fundit, nuk më intereson. Do të jetë i imi. Do të jetë fëmija im”.

selena gomez1

Ajo foli edhe për marrëdhënien me Benny Blanco, duke u shprehur se këngëtari i ka ndriçuar jetën.

“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar në këtë mënyrë”, tha aktorja e cila bëri publike lidhjen me 36-vjeçarin në dhjetor 2023, disa vite pasi bashkëpunuan për herë të parë në këngë duke përfshirë “Same Old Love” të vitit 2015 dhe “I Can’t Get Enough” të 2019.

“Ai ka qenë thjesht një dritë. Një dritë e plotë në jetën time. Është shoku im më i mirë. Më pëlqen t’i tregoj gjithçka.”

Gomez, megjithatë, nuk po nxiton për martesë me Blanco. “Ne gjithmonë sigurohemi se po mbrojmë atë që kemi, por nuk ka rregulla. Unë dua që ai të jetë gjithmonë vetvetja. Unë dua të jem gjithmonë vetvetja”, u shpreh aktorja.

Nëse ata martohen, ajo ka një paralajmërim: “Unë nuk do ta ndryshoj mbiemrim tim sido që të jetë. Unë jam Selena  Gomez. Kjo është ajo.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura