Për të patur një kujtim, sot fotot e bëra me telefon hidhen nëpër albume virtuale në rrjtet sociale, Facebook apo Instagram.
Por si bëheshin dikur fotot?
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një album me foto të disa fëmijëve shumë vite më parë. Dikur prindërit i nxirrnin foto fëmijët e tyre në studio apo natyre dhe ky moment mbetej një kujtim i veçantë.
Postimi i plotë i Drejtorisë së Akrivit
Ku janë fotografitë e fëmijërisë?
Para shfaqjes së telefonave “të zgjuar”, për të pasur një fotografi, duhej të shkoje tek një studio fotografike ose të zotëroje një aparat fotografik (analog). Përpara se të zëvendësoheshin nga albumet virtuale të rrjeteve sociale, këto kujtime, zakonisht, vendoseshin nëpër albume apo korniza të posaçme. Kujtime të veçanta, mes pamjeve të tjera, qenë fotografitë e fëmijëve, në studio apo në natyrë, të cilat mbeteshin ndër vite objekt malli dhe gazmendi, teksa fëmijët e dikurshëm mbanin në prehër fëmijët apo nipërit e tyre. Këto mendonim, teksa kalonin para syve tanë këto foto fëmijësh, që ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror. Personat e fotografuar janë të panjohur për ne, përveç atyre pak herëve kur vetë fotografia përmban shënimin përkatës, por kujtimet dhe nostalgjia janë të njohura për të gjithë. A mbani mend ku i keni fotot e fëmijërisë?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al