SOT, ORA 20:45/ Spanjë-Danimarkë, shumë mungesa dhe goli që ndryshoi historinë

Oct 12, 2024 | 9:42
SHPËRNDAJE

Spanja do të presë sonte në mbrëmje Danimarkën kryesuese në grupin e katërt Ligën A të Kombeve, në një takim që vlen vendin e parë në grup.

Goli i Serxhio Ramos në vitin 2007 kundër Danimarkës që ndryshoi futbollin

Një ndeshje direkte që mund të vendosë shumë për fatet e grupit, ku natyrisht presioni qëndron mbi Spanjën kampione e Europës. Trajneri Luis de la Fuente duhet të shpikë diçka në formacion parë mungesat e shumta me të cilat përballet. Ndërkohë që lajmi i mirë është kthimi titullar i kapitenit Alvaro Morata. Spanja ka një mori me probleme për shkak të dëmtimeve, ndonëse te “La Roja” nuk e shohin si justifikim. për më shumë që përballja me danezët është dhe një simbol i kthimin në të shkuarën e lavdishme të Spanjës. Historia e Spanjës që dominoi botën e futbollit në periudhën 2008-2012 lidhet pikërisht me Danimarkën dhe me ndeshjen e 13 tetorit 2007 në Arhus (Danimarkë). Danimarka ka shërbyer si një balsam për kombëtaren spanjolle, e cila ruan disa nga kujtimet më të ëmbla në historinë e saj kundër ekipit nordik.

Mes tyre është kalimi në finalen e “Euro 84” në Francë me penallti; pokeri i golave i Butragenjos në 1/8 e finaleve në Keretaro (Meksikë 1986), kualifikimi i vuajtur për Kupën e Botës 1994 në “Ramon Sánchez-Pizjuan” (Sevilje) gjatë debutimit të Santiago Kanjizares për shkak të dëbimit të Zubizarretës… Për të mbërritur te vepra e artit në golin e 0-2 (ndeshja u mbyll 1- 3 për Spanjën) në Arhus (Danimarkë), më 13 tetor 2007: një mrekulli prej 28 pasimesh dhe 65 prekjesh që kulmuan me Serxhio Ramos në atë që për shumë analistë në Spanjë është origjina, lindja e tiki-taka-s, ai stil futbolli i shpikur nga “La Roja” që mahniti dhe dominoi Europën dhe botën për më shumë sesa pesë vjet, me dy tituj kampion Europe dhe një Botëror, tri trofe radhazi. “Ai gol na ndihmoi të bindemi se Spanja ishte në rrugën e duhur. Si gjithmonë, Aragones e dinte se çfarë po bënte”, ka reflektuar më vonë Serxho Ramos.

Dhe më interesant është fati se kap ditë përpara se Spanja të udhëtonte në Arhus për të luajtur për një vend në fazën finale të “Euro 2008” në Austri dhe Zvicër, Aragones kishte vënë pozicionin e tij (dorëheqjen) në dispozicion të presidentit të atëhershëm të federatës, Angel Vijar, sepse ai dyshonte për ekzistencën e negociatave për të gjetur një zëvendësues për Aragones. “Pas asaj ndeshjeje, të gjitha skuadrat donin të luanin si Spanja. Por vetëm ne mund ta bënim atë”, do të deklaronte më vonë Raul Tamudo. Sonte në mbrëmje, Spanja kthehet të presë Danimarkën në një ndeshje të rëndësishme, e që ngjall kujtime të këndshme por që nuk mund të krahasohet për nga rëndësia. Asokohe luhej një vend në Europian, tani luhet për Ligën e Kombeve. E megjithatë, Danimarka duket diçka e këndshme për Spanjën.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura