“Sot Salianji është bërë i madh dhe deputetët janë të vegjël”- Tomor Alizoti: Burgosja e tij, precedent i rrezikshëm! Opozita duhet të radikalizohet

Oct 1, 2024 | 11:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se burgosja e Ervin Salianjit është një precedent i rrezikshëm.

alizoti

Ai shprehet se nuk mund të burgoset një deputet se prishi imazhin e një pushtetari, ndërsa thekson se Ervin Salianji nuk ka firmosur asnjë tender dhe asnjë bordero.

Alizoti thekson se nga lajmi i burgosjes së Ervin Salianjit janë të shokuar edhe deputetë ndërkombëtare.

“Një pjesë e deputetëve të komisionit të jashtë, deputetë që mbulojnë Ballkanin janë realisht të shokuar. Do burgosej Salianjin po të mos ishte i denoncuar vëllai i ish ministrit të Brendshëm? Në një shoqëri ku është vjedhur gjithçka, ka njeri që ka hyrë në burg. Një njeri si Salianji që nuk ka firmosur asnjë bordero, nuk ka bërë asnjë tender, një njeri opozitar, një djali i ri…Si mund të arrestosh një figurë të lartë? Ky është një precedent shumë i rrezikshëm, që çdo deputet opozitar mund të arrestohet” u shpreh Alizoti për Neës24.

Ai bëri thirrje që opozita të radikalizohet, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të frikësojë qeverinë.

“Unë mendoj se opozita, këtë e kam diskutuar edhe me gjermanet, duhet të radikalizohet, duhet t’i trembin këta. opozitarizmi është diçka legale dhe prodhon demokraci. Nuk mund të arrestohet kolegun tonë dhe ta fusin në burg se ka prishur karrierën enjë pushtetari, po pastaj? Le ti futin të gjithë deputetet e PD, më mirë janë brenda se jashtë. Sot Salianji është bërë i madh dhe deputetët e PD janë të vegjël”, u shpreh deputeti demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura