Sovraniteti i Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata Botërore: Mbështesim plotësisht nismën!

Sep 22, 2024 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka reaguar lidhur me lajmet e fundit për nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi.

Polish_20240922_125919139-2048x1153

Në një njoftim për media, Kryegjyshata Bektashiane ka përgënjeshtruar lajmet, duke i cilësuar të pabaza.

Po ashtu, thuhet se Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

Në intervistën e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “New York Times”, zbuloi idenë për krijimin në Tiranë të një “Urdhri Bektashi” të ngjashëm me atë të shtetit të Vatikanit në Romë.

Rama tha se krijimi i një shteti bektashi me territorin dhe pasaportat e tij është një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare

“Një mikroshtet i moderuar islamik do të dërgonte një mesazh; mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë myslimanet. Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë. Ndoshta të gjithë do të thonë ky është i çmendur, Këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, çmenduri apo jo, është të luftosh për mirë”.

Njoftimi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve:

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Këto raporte janë krejtësisht të pabaza. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

Në intervistën e tij ekskluzive me The Neë York Times, Baba Mondi përsëriti rëndësinë e kësaj nisme, duke deklaruar: “Ky është një hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare. Në një kohë kur ekstremizmi dhe intoleranca janë në rritje, kjo nismë siguron që vlerat tona të paqes dhe tolerancës mund të lulëzojnë në një shkallë globale.”

Pasditen e sotme do të ketë një deklaratë zyrtare në emër të Baba Mondit dhe Urdhrit Bektashi, duke dhënë detaje dhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Ju lutemi vini re se çdo koment ose deklaratë tjetër që i atribuohet Urdhrit Bektashi është e rreme dhe në përputhje me rrethanat do të lëshohen tërheqje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura