SPAK i konfiskoi pasuritë e përfituara nga krimi/ Kush është anëtari i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës! Emri i Eridan Veliut doli në përgjimet e Sky ECC në Belgjikë

Jan 9, 2025 | 11:45
SHPËRNDAJE

SPAK kërkoi sot konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut  ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

spak

Përmes një njoftimi për mediat SPAK publikoi listën me pronat, makinat dhe llogaritë bankare të sekuestruara, të cilat nga hetimet rezultojnë të përfituara nga krimi.

Prokuroria e Posaçme kërkoi sot konfiskimin e pesë anëtarëve të bandës ndërkombëtare. Pjesëtarët e grupi janë: Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”.

Emri i Eridan Veliut ka dalë në përgjimet e Sky ECC në Blegjikë, ku u gjykuan 124 persona në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Eridan Munoz Guerrero 51 vjeç (ka mbiemrin e gruas kolumbiane). Ai është kreu i një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës dhe është dënuar me 14 vite burg.

Kjo dosje ka të bëjë me trafikun e gjerë ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës, i cili u çmontua nga policia belge në vitet 2021-2022, në bashkëpunim me ato të Italisë dhe Gjermanisë.

U quajt “Encro” dhe “Sky ECC” sepse hetuesit u mbështetën kryesisht në dekriptimin e mesazheve “Encrochat” dhe “Sky ECC”, shumë të njohura nga trafikantët e drogës. Disa të pandehur përdorën pseudonime të shumta.

Droga transportohej përgjithësisht në kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku, nëpërmjet portit belg të Antwerp, pika e parë e hyrjes në Evropë të kokainës, por edhe ato të Roterdamit në Holandë, Hamburgut në Gjermani dhe Le Havre në Francë, sipas prokurorisë.

Prokuroria pretendon se ka identifikuar grupe të ndryshme kriminale aktive që prej vitit 2017, “të strukturuara, hierarkike ” dhe që paraqesin mes tyre “lidhje të paligjshme tregtare”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura