SPAK kërkon 4 vite burg për Alqi Bllakon! Për Lefter Kokën të shtohet edhe dënimi për ‘shpërdorim detyre’

Oct 25, 2024 | 12:44
SHPËRNDAJE

SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e mjedisit Leftër Koka për Inceneratorin e Elbasanit.

koka bllako

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish ministri i Mbrojtjes është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura