SPAK kërkon që dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, avokatët dhe të pandehurit kundër: Nuk ka asgjë për t’u fshehur

Dec 17, 2024 | 9:50
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për të vazhduar dëshminë e të penduarve të drejtësisë pa praninë e mediave dhe për të mbajtur procesin me dyer të mbyllura.

Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, kjo kërkesë ka shkaktuar irritim tek të pandehurit, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të fshehur dëshmitë dhe se gazetarët duhet të qëndrojnë brenda sallës së gjykatës.

Një prej të pandehurve, Petrit Çoli, ka kërkuar që seanca të mbahet me dyer të hapura dhe media të jetë prezente.

Ai ka theksuar se dëshmia e tij duhet të jetë transparente dhe se nuk ka asnjë arsye ligjore për të mbyllur dyert e gjykatës.

“Dua që fjala ime të jetë transparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Avokatët, media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shume se gjysmën e dëshmisë”, ka thënë ai.

Në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla, të gjithë të pandehurit kanë braktisur seancën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura