SPAK mbylli hetimet për dosjen “Xibraka”, avokati: Nuk kemi ende një sqarim të detajuar nga prokuroria

Jan 13, 2025 | 21:58
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë, SPAK mbylli hetimet në lidhje me një kallëzim të bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për implikimin sipas tij, të Olsi Ramës në atë që njihet si dosja “Xibraka”.

logu

Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin “Open” në News 24, avokati i demokratit Gazment Bardhit, Marash Logu.

Marash Logu tha se në njoftimin e SPAK për mbylljen e “Xibrakës” ka disa probleme.

Ai tha se SPAK nuk ka publikuar ende një sqarim të detajuar, ku të tregojë se cilat kanë qenë veprimet hetimore dhe se pse është arritur në atë përfundim.

Sipas avokatit ka shkelje të standardit të transparencës nga ana e SPAK.

Logu tha se SPAK fillimisht deklaroi që hetimet kishin përfunduar, por më pas njoftoi pezullimin e çështjes, ai tha se nëse hetimet do të ishin përfunduar, prokurori duhej të kishte kërkuar pushimin e çështjes në gjykatë.

Marash Logu: Njoftimi i SPAK ka tre probleme. Shkelja e standardit të transparencës. Ne jemi mësuar që SPAK të publikojë informacion të detajuar, nuk kemi akoma dhe sot një sqarim të detajuar nga prokuroria se cilat kanë qenë veprimet hetimore dhe pse është arritur në atë vendim. Nuk kemi këtë standard transparence…Elementi i tjetër, në fjalinë e parë thuhet që përfunduan hetimet dhe se nga hetimet nuk gjetën prova… dhe në fund thuhet se hetimet u pezulluan. Nëse Prokuroria ka gabuar të dalë e ta thotë që ka mbaruar. Duhet dërguar në gjykatë kërkesë për përfundimin e hetimeve. Mënyra se si ka proceduar prokurori është një përpjekje për ta varrosur për herë të dytë këtë çështje, me të njëjtën mungesë transparence.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura