“SPAK nuk ka mision politik, por juridik”- Arrestimet e figurave politike, Soko: Është koha të paguajnë për atë që kanë vjedhur

Oct 25, 2024 | 21:22
SHPËRNDAJE

Pano Soko nga Nisma Thurje ka komentuar arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe figurave të tjera politike, me urdhër të SPAK.

pano-soko9-770x389

Soko tha në emisionin ‘Log.’ të Endri Xhafos në News24, se SPAK ka mision juridik dhe jo politik, ndërsa theksoi se politikanët e arrestuar po paguajnë për vjedhjet që i kanë bërë buxhetit të shtetit.

“SPAK nuk ka mision politik, por juridik. Merret me statusin e personit civil, nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.

Këta janë aty për shkak të vjedhjeve. Vjedhjet u kanë dhënë para dhe pushtet ekonomik. Kanë përdorur paratë e vjedhura për të ruajtur pozitat e pushtetit politik. Kur e kanë bërë vjedhjen nuk e kanë menduar se do arrestohen. Koha është të paguajnë për atë që kanë vjedhur”, tha Soko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura