“SPAK po përballet me bishat”- Zaloshnja: Me këtë që po bën Prokuroria e Posaçme, patjetër do të ketë ndikim në zgjedhje

Oct 24, 2024 | 22:25
SHPËRNDAJE

 

Altin Zaloshnja, pedagog i Qeverisjes, nga Michigani është shprehur se SPAK po përballet me bishat.

zaloshnja

Në një lidhje live në studion e emisionit ‘Open’ në Neës2, Zaloshnja tha se SPAK mund të ketë ndikim në zgjedhje, por në Shqipëri ka një sistem të kapur elektoral.

Ndër të tjera tha se opozita aq sa mazhoranca është fajtore në krijimin e këtij sistemi.

SPAK po përballet me bishat. Them që SPAK me këtë që po bën tani, patjetër do të ketë ndikim në zgjedhje. Ky është një sistem tërësisht i kapur që këta dy parti e kanë ndërtuar. Kur vjen puna për ligjin elektoral, gjithmonë merren vesh.

SPAK duhet të godasë në mënyrë të barabartë. Opozita është po aq fajtore sa mazhoranca lidhur me krijimin e këtij sistemi”, tha Zaloshnja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura