SPAK pranon kërkesën e Sali Berishës, kreu i PD nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Ja arsyeja

Jan 24, 2025 | 17:15
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, që ky i fundit të mos paraqitet në seancën e 3 shkurtit.

Berisha SPAK-vendimi-detyrimi-protesta-masa-sali-Berisha-Prokuroria-masa-logo-SPAk-ish-kryeministri (11)

Shkak për këtë është bërë kërkesa e motivuar e kreut të Partisë Demokratike për një udhëtim në Gjermani.

Kërkesa është paraqitur ne seancën e fundit paraprake nga avokati i Berishës dhe sot është marrë miratimi nga ana e SPAK.

Kujtojmë që më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Dhjetëra mbështetës ishin mbledhur para godinës së Prokurorisë në mbështetje të liderit të PD.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura