Spanja sekuestron sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vend, në dërgesat me banane nga Ekuadori! Arrestohet një grua, dy të tjerë në kërkim

Nov 6, 2024 | 17:01
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka sekuestruar një rekord 13 ton kokainë në portin jugor spanjoll të Algeciras në një kontejner me banane nga Ekuadori.

bananes_kokaini

Transporti, i zbuluar më 14 tetor, thyen rekordin e mëparshëm prej 9.4 ton kokainë që ishte gjetur në 2023 në portin e i Algeciras, i cili është porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë.

 “Është e qartë se këto 13 tonë kokainë nuk ishin të destinuara vetëm për tregun spanjoll. Tregu spanjoll nuk mund të thithë një sasi kaq të madhe menjëherë. Kjo drogë do të shpërndahej në të gjithë Evropën”, u tha gazetarëve Antonio Jesus Martines, kreu i Brigadës Qendrore të Prokurorisë së Narkotikëve të Policisë Kombëtare.

Policia spanjolle ishte në gatishmëri kur u njoftua nga homologët e tyre në Ekuador, eksportuesi më i madh i bananeve në botë, se një dërgesë e dyshimtë ishte rrugës.

Martinez tha se një grua, partnere e kompanisë që mori dërgesën, ishte arrestuar, megjithëse dy menaxherët e kompanisë importuese ishin arratisur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura