1 orë “prova” dhe pritje shkoi kot, shtyhet përfundimisht ndeshja e Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 23:58

1 orë “prova” dhe pritje shkoi kot, shtyhet përfundimisht ndeshja e Seria A

Ndeshja mes Atalantës dhe Komos është shtyrë përfundimisht dhe nuk do të luhet sonte. Sfida e vlefshme për javën e 5-të të Seria A, u shty fillimisht 1 orë dhe po vëzhgohej gjendja, megjithatë asgjë nuk ndryshoi.

Capture

Po ashtu ka dhe një orar, për takimin që do luhet në “Gewiss Stadium” të Bergamos. Pikërisht nesër, më 24 shtator, ora 20:45 nëse stadiumi do të jetë në gjendjen e duhur.

Vlen për t’u theksuar se reshjet nuk pushtuan vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit. Titullar ishte projektuar dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është pikë kyçe në repartin difensiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"