11 lojtarë të afruar në merkato/ Pogradeci, gati për sezonin e ri futbollistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2024 | 22:42

11 lojtarë të afruar në merkato/ Pogradeci, gati për sezonin e ri futbollistik

Pogradeci është gati për sezonin e ri futbollistik, teksa të këtë të shtunë në orën 17:00, do të ngrejë siparin e sezonit të ri, ku do të përballet me Kastriotin, në duelin e javës së parë.  pogradeci besa

Skuadra liqenore rikthehet në Kategorinë e Parë, pas 2 sezonesh në Kategorinë e Dytë. Nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj, pogradecarët do të tentojnë të jenë faktor në kategori. 

Kostika Beçka, Franko Kapllani, Jakov Karabatiç, Endrit Kastrati, Ivan Nikoloski, Mateo  Pandiç, Miklovan Pere, Cyprian Pius, Freeman Pius, Redon Raza dhe Vagner Duarte janë të gjithë futbollistët e afruar nga Pogradeci në këtë merkato vere, që do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"