12 muaj burg, dënohet tifozi që ofendoi në bazë racore Vinicius

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 15:43

12 muaj burg, dënohet tifozi që ofendoi në bazë racore Vinicius

Real Madrid ka njoftuar në një komunikim zyrtar se Gjykata e Majorkës ka vendosur për dënimin e tifozit, që ofendoi në bazë racore Vinicius, më 5 shkurt 2023. 12 muaj burg duhet të kryejë aktori në fjalë, teksa i ndalohet dhe për 3 vite hyrja në stadium.

Vinicius qan

Kujtojmë se ndeshja luhej mes Majorkës dhe Real Madrid. Majorka fitoi 1 me 0, por vëmendja shkoi e gjitha te thirrjet raciste në veçanti ndaj Vinicius.

Ky është dënimi i tretë me burg, që merret në muajt e fundit për shkak të ofendimeve ndaj lojtarëve të Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"