18-vjeçari afrikan i jep “zemër” Lushnjës, Uillfried: E mposhtim Besën, bëjmë gjithçka për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 19:07

18-vjeçari afrikan i jep “zemër” Lushnjës, Uillfried: E mposhtim Besën, bëjmë gjithçka për fitoren

Dy fitoret e fundit në shtëpi e kanë përmirësuar ndjeshëm situatën te verdhejeshilët. Lushnjarët vijojnë të përgatiten për ndeshjen e radhës kundër Besës, që do ta luajnë të dielën në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

uillfried lushnja

Skuadra e drejtuar nga Erion Xhafa po kalon një moment të mirë dhe duke shfrytëzuar kalendarin shtëpiak, faktorin fushë, është ngjitur ndjeshëm në tabelë duke kapur gjashtëshen e parë. 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit të shtëpisë. Pas dy ndeshjeve radhazi në “Roza Haxhiu”, lushnjarët do të luajnë në transfertë me Besën, në fushën asnjanëse të Rrogozhinës. Lushnjarët kanë qenë shumë pranë pikëve edhe jashtë shtëpisë si në Vlorë e Pogradec, por kanë humbur në limitet e ndeshjeve.

NADON UILLFRIED – Te Lushnja ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh të huaj, afrikanë dhe brazilianë. Një ndër ta, që është aktivizuar në mënyrë sistematike, është mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Nadon Uillfried. 18-vjeçari është ndër më të duartrokiturit nga publiku lushnjar. Në një prononcim për “Panorama Sport” mesfushori i Lushnjës shprehet: “Ndeshjen ndaj Besës po e përgatisim si çdo takim tjetër. Do të bëjmë gjithçka për të fituar.

Besoj se do të vijë momenti, që unë të shënoj. Mendoj se golat do të vijnë në momentin e duhur. Tani jam i fokusuar se si të fitoj sfidat. Më pëlqen pozicioni im në ekip. Jam shumë i kënaqur, pasi edhe tifozët më pritën shumë mirë. Më duan falë punës së mirë që kam bërë. Mendoj se do të japim gjithçka për tifozët, që ata të jenë të kënaqur në çdo ndeshje. Do të luftojmë deri në ditën e fundit të kampionatit për ata dhe jemi krenarë për tifozët tanë”.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"