20 vite pa trofeun e Kupës. Ishin skuadra më e trofeshme, “demat” mësojnë sot kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2024 | 10:46

20 vite pa trofeun e Kupës. Ishin skuadra më e trofeshme, “demat” mësojnë sot kundërshtarin

Edicionin e 73-të të Kupës së Shqipërisë Partizani e nis nga turi i tretë. Sipas kalendarit të paracaktuar, në këtë raund të kuqtë do të përballen me fituesin e çiftit Apolonia-Burreli, takim i cili do të zhvillohet sot në stadiumin “Loni Papuçiu”.

partizani

Me përfundimin e këtij takimi Partizani do të mësojë edhe kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës, duel i cili do të luhet në “Arenën e Demave” më 15 janar 2025. Gjatë historisë së tij Partizani ka fituar 15 trofe të këtij kompeticioni, i fundit është arritur 19 maj 2004, ku në finalen mposhtën Dinamon me rezultat 1-0. Asokohe Partizani ishte dhe skuadra më e trofeshme në Kupën e Shqipërisë.

Kanë kaluar dy dekada nga trofeu i fundit i Kupës dhe mbetet për të parë nëse në këtë edicion Partizani do i japë fund pritjes së gjatë duke koleksionuar kupën e 16-të. Në vitet e fundit Partizani ka pësuar edhe zhgënjime të hidhura në Kupë, ku eliminimet surprizë e kanë shoqëruar me skuadra pa pretendime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"