36 skuadra të kualifikuara në grupet e Champions-it, zbuloni ndarjen e vazove përkatëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 23:42

36 skuadra të kualifikuara në grupet e Champions-it, zbuloni ndarjen e vazove përkatëse

Champions League vjen me një format të ri këtë sezon, ku faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra. Emrat e të gjitha skuadrave të kualifikuara janë zbuluar mbrëmjen e sotme, teksa ditën e enjte në orën 18:00 do të hidhet edhe shorti.  

1_Previews-UEFA-Champions-League-Final-202324

36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.  Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte.

Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit  e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.  

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të ditës së enjte. 

NDARJA E PLOTË E SKUADRAVE NËPËR VAZOT PËRKATËSE:  

CHAMPIONS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"