37-vjeçari nuk “dorëzohet” kurrë për Korabin, Sokol Mziu: Të fitojmë dy ndeshjet e kësaj jave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 18:15

37-vjeçari nuk “dorëzohet” kurrë për Korabin, Sokol Mziu: Të fitojmë dy ndeshjet e kësaj jave

Sokol Mziu, kapiteni legjendar i Korabit, është drejt varjes së “këpucëve në gozhdë”, por ai dëshiron të ndihmojë ekipin deri momentin e fundit. Mziu, 37 vjeç, është aktivizuar në disa ekipe dhe prej tetë sezonesh luan për ngjyrat e ekipit të vendlindjes së tij, Korabin.

KORABI

Për “Panorama Sport” Mziu  flet për situatën aktuale të skuadrës dibrane. “Loja e Korabit ka ardhur në rritje, por kjo nuk ka ndodhur me pikët. Mendoj se kjo vjen edhe nga largimi i 7 lojtarëve të formacionit bazë dhe vendin e tyre e kanë zënë të rinj pa eksperiencë, por që e kanë të ardhmen përpara. Klubi pret shumë prej tyre. Pikët e munguara shpresoj shumë që t’i rikuperojmë në vijim. Korabi nuk e meriton këtë vend në renditje, pasi ekipi ka qenë pretendent çdo sezon.

Unë tani jam në prag të mbylljes së ciklit të futbollit të luajtur. E kam ndihmuar e do të vazhdoj të ndihmoj ekipin deri ditën e fundit të karrierës time, me mundësitë që unë kam. Këtë javë luajmë me Veleçikun në Kupë dhe me  Valbonën në kampionat. Shpresojmë që t’i fitojmë të dyja”, u shpreh Mziu.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"