4 gola të shënuar, Shqipëria U-15 e mbyll me “paqe” përballë Malit të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 21:52

4 gola të shënuar, Shqipëria U-15 e mbyll me “paqe” përballë Malit të Zi

Shqipëria U-15 ka barazuar me rezultatin 2 me 2 përballë Malit të Zi. Kjo ishte dhe miqësorja e parë e programuar mes dy skuadrave në Podgoricë, teksa e dyta do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi”, më 26 shtator ora 16:00.

Shqiperia U-15

Ky takim i shërbeu trajnerit Armend Dama, që aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët në dispozicion. Sulmuesi Haxhi Rrena spikati me 2 golat e tij.

Në të dyja pjesët e lojës, Shqipëria gjeti avantazhin por pa arritur ta mbajë. Tashmë skuadra do fokusohet te miqës

Formacioni titullar: Marsid Hoxha; Endi Cekrezi, Joart Mile, Rian Neza, Riad Syla, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Haxhi Rrena, Tom Keqi dhe Erjon Vajushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"