4 skuadra zbresin sot në fushë, java e 7-të e Superiores mbyllet me sfida interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 8:11

4 skuadra zbresin sot në fushë, java e 7-të e Superiores mbyllet me sfida interesante

Superiorja do të shohë sot 4 skuadra të zbresin në fushë. Bylis pret Elbasanin, teksa Tirana ekipin e Skënderbeut. Këto takime mbyllin dhe javën e 7-të për sezonin 2024/25.

superiore-11-1.jpg

Ndeshja e parë në Ballsh luhet prej orës 16:00. Vendasit vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Elbasani numëron dy barazime.

Në anën tjetër Tirana – Skënderbeu do mbyllë javën në “Air Albania”. Sfida nis në orën 19:00 dhe i sheh bardheblutë të kërkojnë më domosdo fitoren pas 6 barazimeve radhazi. Më i qetë është Skënderbeu në anën tjetër, që fitoi takimin e fundit.

Kujtojmë se Partizani, Teuta dhe Dinamo korrën fitore më parë në javën e 7-të, teksa mposhtën respektivisht Egnatian, Laçin dhe Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"