6 barazime radhazi, Klodian Duro “thumbon” bardheblutë: Çfarë nuk po shohim e po dëgjojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:48

6 barazime radhazi, Klodian Duro “thumbon” bardheblutë: Çfarë nuk po shohim e po dëgjojmë

Klodian Duro ka postuar në rrjetet sociale një foto të tijën ndërsa ishte pjesë e Tiranës. Ish-lojtari i Kombëtares dhe disa klubeve të Superiores prek në përshkrim situatën aktuale të “bardhebluve”, që numërojnë 6 barazime në po kaq ndeshje të luajtura.

Klodian Duro 1

“Kur X quhej humbje. Çfarë nuk po shohim e çfarë nuk po dëgjojmë?! Forca Tirona”, shkruan Duro në rrjetet sociale. Kujtojmë se 46-vjeçari ishte pjesë e Tiranës në 3 momente gjatë karrierës së tij.

Klodian Duro

Bëhet fjalë për sezonin 1998/99, vitet 2005-2008 dhe 2011-2013. Kështu me anë të postimit “thumbon” Tiranën duke kujtuar periudha të arta që ka kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"