7 ndeshje në 22 ditë vendosin fatin e Erik ten Hagut në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 23:15

7 ndeshje në 22 ditë vendosin fatin e Erik ten Hagut në stol

Humbja 3-0 e Mançester Junajtid ndaj Liverpulit në “Old Trafford” e la atë në vendin e 14-të në tabelën e Premier Ligës me vetëm tre pikë nga tre ndeshjet e para të sezonit. Presioni tashmë po rritet mbi Erik ten Hagun pasi ai regjistroi renditjen më të ulët të klubit në epokën e Premier Ligës sezonin e kaluar, në vendin e tetë.

ten hag

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare klubi duhet të nisë të bëjë kthesën. Por kalendari i “Djajve” përmban një seri prej shtatë ndeshjesh në hapësirën e 22 ditëve nga ky moment deri në pushimin e ardhshëm të kombëtareve në tetor. Kjo seri nis në transfertë me Sauthemptonin të shtunën më 14 shtator. Junajtid mirëpret Barnslej në “Old Trafford” të martën më 17 shtator, në raundin e tretë të “Carabao Cup” përpara një ndeshje tjetër jashtë fushe në Premier Ligë, kundër Kristal Palasit të Oliver Glasnerit, të shtunën më 21 shtator.

Ata e nisin fushatën e tyre në Ligën e Europës në shtëpi me Tuenten, të mërkurën më 25 shtator, më pas presin Totenhemin në Premier Ligë, të dielën më 29 shtator, përpara një udhëtimi në Porto të enjten më 3 tetor. Ndeshja e tyre e fundit para pushimit ndërkombëtar të tetorit është një tjetër e ndërlikuar, pasi ata shkojnë në “Villa Park” për t’u përballur me Aston Vilën e Unai Emerisë më 6 tetor. Erik ten Hag e di se për momentin ai vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit, po ky do të jetë muaji i së vërtetës për fatin e holandezit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"