70 mijë dollarë, Vanda Nara denoncon Ikardin për vjedhje
Vjen një episod i ri nga Argjentina ku përfshihet tashmë ish-çifti Vanda Nara e Mauro Ikardi. Duke iu rikthyer padisë, gjithçka daton nga një episod i ndodhur në Buenos Aires, ku Vanda ishte kthyer pas pushimeve në Brazil me reperin L-Gante.
Modelja dhe futbollist kanë pasur një debat për një apartament në pronësi të të dyve dhe situata do të kishte degjeneruar shpejt në një sherr ku do të përfshiheshin edhe vajzat Isabela dhe Françeska, të cilat ish-kapiteni i Interit kërkon t’i marrë me vete në Europë.
Menjëherë më pas, Vanda ka ngritur një padie kundër Ikardit “për dhunë gjinore” dhe gjithashtu vjedhjen e 70,000 dollarëve. Ndërkohë, sot është seanca e parë e gjyqit për divorcin e tyre…
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"