900 sportistë nga 48 shtete të botës, Tirana pret turneun ndërkombëtar të taekwondo “Open G1 2024”
Për të pestin vit radhazi Tirana priti turneun ndërkombëtar të taekwondo, “Open G1 2024”. Gjithçka u zhvillua në Parkun Olimpik “Feti Borova” ku morën pjesë rreth 900 sportistë nga 48 shtete të botës.
Postimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar:
“Tirana mirëpriti për të 5 vit radhazi turneun ndërkombëtar të Taekëondo, Albanian Open G1, me pjesëmarrjen e më shumë se 900 sportistëve nga 48 shteteve të botës.
Organizuar nga 2 shoqatat, “Qendra Taekëondo” dhe “Top Gym Sport”, së bashku me Federatën Shqiptare të Taekëondo, Komitetin Olimpik Kombëtar, si edhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ky aktivitet po kthehet në një prej kampionateve të rëndësishme të axhendës botërore të Taekëondos.
Presidenti i Komitetit Olimpik z. Fidel Ylli u shpreh shumë entuiziast për këtë organizim madhështor, të dy shoqatave të Taekëondos dhe Federatës dhe tha se duke parë numrin e madh të sportistëve vitin ardhshëm ky kampionat të zhvillohet në disa ditë.
Përfaqësuesi i Federatës Ndërkombëtare të Taekëondo dhe njëherësh Drejtori Teknik i këtij kampionati, Mustafa Akkou ka vlerësuar rëndësinë që po merr çdo vit ky aktivitet”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"