93 pasime të sakta dhe 5 duele të fituar/ Vetëm Kante dhe Fabinjo me notën më të lartë se Mitaj, talenti shqiptar shkëlqen sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 23:50

93 pasime të sakta dhe 5 duele të fituar/ Vetëm Kante dhe Fabinjo me notën më të lartë se Mitaj, talenti shqiptar shkëlqen sërish

Mario Mitaj vijon të regjistrojë paraqitje dinjitoze me fanellën e Al Itihad, në elitën e futbollit arabe. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në duelin ndaj Al Rijadh në transfertë ku skuadra e Mitajt triumfoi me rezultatin 0-1. 

mitaj

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Al Itihad me mbrojtësin shqiptar titullar. 21-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa regjistroi 93 pasime të sakta nga 97 në total. Gjithashtu Mitaj fitoi edhe 5 duele me kundërshtarët si dhe spastroi 3 herë zonën.  

WhatsApp Image 2024-10-24 at 23.13.18

Vetëm Ngolo Kante dhe Fabinjo regjistruan notë më lartë se mbrojtësi shqiptar, respektivisht 8.7 dhe 7.9.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"