Abraham rrëfen prapaskenat e golit të Championsit: Topi nuk donte të hynte, bëj gjithçka për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 10:10

Abraham rrëfen prapaskenat e golit të Championsit: Topi nuk donte të hynte, bëj gjithçka për Milanin

Milani ka fituar katër ndeshje radhazi në Champions për herë të parë që nga periudha midis shkurtit dhe prillit 2005 (pesë në atë rast).

Festa e Abraham pas golit të fitores kundër Crvena Zvezdës

Festa e Abraham pas golit të fitores kundër Crvena Zvezdës

Kjo falë edhe Tami Abrahamit i cili shënoi golin e dytë në këtë Champions dhe për të ishte i dyti radhazi. Vetëm në 2019/20, anglezi shënoi më shumë në një edicion të turneut (tre me Çelsin në atë rast). Anglezi, ndërkohë, ka dhënë edhe disa deklarata për televizionin e klubit.

Si është situata në skuadër pas një fitore me aq shumë vuajtje?

Jemi të lumtur me tri pikë të tjera që përmirësojnë pozicionin tonë në renditje, por njëkohësisht edhe të vetëdijshëm se duhet të përmirësojmë shumë gjëra në ndeshjet e radhës. Përballë kishim një ekip me cilësi si Crvena, por secili prej nesh mund të bënte diçka më tepër.

Çfarë problemi ka ky ekip? Mendësie apo cilësie?

Unë besoj se i yni është problem mentaliteti. Duhet të fitojmë mentalitetin e duhur. Duhet ta përballojmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Besoj se ndaj Real Madridit kemi luajtur një ndeshje të pabesueshme, ndërsa ndeshja kundër Crvenës nuk ishte e mirë. Ne duhet t’i qasemi çdo ndeshjeje në të njëjtën mënyrë, duke punuar së bashku çdo ditë.

Goli i dytë radhazi në Champions për ju. Dukej sikur topi nuk donte që të hynte…

Dukej të ishte një nga ato ndeshje ku dëshiron të shënosh me çdo kusht, por topi nuk e kalon kurrë vijën fatale. Besoja në veten time, te shokët e mi të skuadrës dhe u mundova të jap diçka timen. Gjithçka duhej ishte që të ndodhesha në vendin e duhur në kohën e duhur dhe për fat të mirë për ne topi përfundimisht hyri dhe unë shënova.

Çfarë mund të përmirësoni në të ardhmen?

Mendoj se ekipi duhet të mbështesë njëri-tjetrin jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshje. Jemi një grup i jashtëzakonshëm e dinë të gjithë dhe duhet vetëm që ta tregojmë në fushë. Duhet të sulmojmë dhe të mbrojmë si ekip, të jemi një. Mendoj se do të përmirësohemi ditë pas dite, por ndaj Crvenës ishte një fitore shumë e rëndësishme.

Sa mundësi ka Milani të hyjë në tetë më të mirat e Champions-it?

Ne besojmë. Jemi Milani, jemi një ekip i fortë. Çdo turne që luajmë ne duam ta fitojmë. Gjithçka që duhet të bëjmë është të punojmë dhe të ecim përpara si ekip dhe do ta arrijmë kualifikimin.

Tani vëmendja te kampionati apo jo?

Të dielën duhet të jetë një festë, por fillimisht duhet bërë detyra në fushë. Xhenoa ka një skuadër të mirë pavarësisht asaj që thotë renditja. Duhet të bëjmë maksimumin për t’i dhuruar një fitore tifozëve që po na mbështesin aq shumë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"