Administratori Kristidhi: Luftëtari i vendosur për ngjitjen, misioni fillon nga Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 16:16

Administratori Kristidhi: Luftëtari i vendosur për ngjitjen, misioni fillon nga Tomori

Pak ditë para fillimit të kampionatit të Kategorisë së Dytë, administratori i A.F. “Luftëtari”, Fotis Kristidhi për “Panorama Sport” deklaroi: “Jemi të vendosur që objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë ta bëjmë realitet.

luftetari

Ishim shumë afër këtij objektivi një vit më parë, por këtë sezon mundësia është e plotë për ta bërë realitet, për faktin se jo vetëm kemi bërë ndryshime cilësore në përbërjen e skuadrës, por filluam shumë më shpejt përgatitjet. Kemi përzgjedhur stafin e duhur drejtues me dëshirën për ta ngjitur Luftëtarin në Kategorinë e Parë. Kemi çdo rol të dubluar, por mund të bëjmë edhe një tjetër përforcim. Jemi fokusuar te ndeshja hapëse me Tomorin.

Ndeshjet e para do t’i luajmë në fushën e Delvinës dhe nga fundi i nëntorit kthehemi në stadiumin tonë. Nuk përbën shqetësim faktori fushë, pasi duke pasur objektivin për të kryesuar Grupin B, do të kërkojmë fitoren përballë çdo ekipi. Le ta fillojmë me Tomorin, që e kemi vlerësuar maksimalisht, por synim kemi fitoren”.

GËZIM BEQIRI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"