Administratori Mziu i kënaqur, sot Korabi luan miqësore me Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2024 | 13:13

Administratori Mziu i kënaqur, sot Korabi luan miqësore me Burrelin

Korabi është “përplasur” në stadiumin e Vorës me Apoloninë. Dibranët dolën të fituar nga fusha me rezultatin 3-1. Për të ndjekur takimin në shkallët e stadiumit ka qenë edhe administratori i Korabit, Donald Mziu.

donald mziu

Në fund të këtij testi miqësor ai ka thënë për gazetën, se ka mbetur i kënaqur nga ekipi dhe puna e bërë deri tani nga trajneri Canaj. “Ky test miqësor na ka shërbyer për të parë formën e disa lojtarëve. Fillimisht jemi ndeshur me Laçin e Superiores dhe kjo ndaj fierakëve ishte një tjetër ndeshje e programuar për këtë fazë përgatitore.

E nisëm shumë mirë që në fillim. Skuadra po tregon aftësi sidomos në fazën ofensive, por edhe në mbrojtje. Futbollistët kanë qarkulluar mirë topin dhe kanë zbatuar detyrat e ngarkuara nga trajneri Canaj.

Bënë mirë dhe administruan rezultatin. Të martën kemi programuar një ndeshje tjetër miqësore në Peshkopi ndaj Burrelit”, e mbylli administratori Mziu.

SHKËLQIM HASANI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"