Adoleshenti Gashijan bëhet protagonist në 2 gola, Llapi barazon me danezët por eliminohet nga Liga e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2024 | 19:50

Adoleshenti Gashijan bëhet protagonist në 2 gola, Llapi barazon me danezët por eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi i ka dhënë lamtumirën këtij edicioni në Ligën e Konferencës, teksa është eliminuar nga danezët e Brondbit në turin e dytë të turneut, edhe pse ia ka dalë të marrë një barazim në ndeshjen e sotme në Kosovë.

asddsadsadasadsadsads

Pas humbjes 6-0 në ndeshjen e parë në transfertë, skuadra kosovare e kishte të pamundur të siguronte një rezultat për kualifikimin sot dhe thjesht u mundua që të mos dilte e mundur nga fusha e lojës.

Talenti 17-vjeçar Elvir Gashijan u bë protagonist, duke i dhënë avantazhin Llapit në minutën e 42-të pas një gjuajtje të fortë nga distanca që mposhti portierin. Miqtë barazuan në startin e pjesës së dytë me Jeboah dhe Omoijuanfo. Por përsëri Gashijan la vulën e tij në ndeshje në minutën e 66-të, kur një gjuajtje e tij u kthye nga traversa, goditi portierin Mikelsen dhe përfundoi në rrjetë.

Kështu, Llapi të paktën e mbylli me një barazim 2-2 përballë një ekipi me emër si Brondbi aventurën europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"