Afrimet e verës lënë për të dëshiruar te Juventusi, Xhuntoli nuk po i “vjel frytet”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 16:08

Afrimet e verës lënë për të dëshiruar te Juventusi, Xhuntoli nuk po i “vjel frytet”

Ky start sezoni për Juventusin ka pasur shumë ulje dhe ngritje. Të shumtë kanë qenë ata që mezi prisnin të shihnin lojtarët e afruar në merkaton e verës të tregonin aftësitë e tyre me fanellën bardhezi.

mota xhuntoli

Në fakt për një kohë të gjatë, afrimet e reja janë mbyllur në infermieri e më pas nuk kanë treguar dot çfarë dinë të bëjnë më mirë. Fillimisht është Kopmeiners që ndalet për shkak të një dëmtimi në brinjë, e më pas kthehet. Mota i beson atij një fanellë titullari në çdo ndeshje, por nuk i shpërblehet si duhet në asnjë moment. Situatë pothuajse e ngjashme me Niko Gonzalez që dhe pse u afrua me shumë bujë, mbetet ende në infermieri dhe nuk ka dhënë ende kontributin e tij për skuadrën.

Konsiesao po bën mirë, ndoshta lojtari i vetëm që pas dëmtimit të ditëve të para, u rikthyer më fortë nga sa pritej. Kabal nga ana tjetër, humbi sezonin. Panoramë e ngjashme me lojtarët e tjerë edhe për brazilianin Duglas Luiz. Pavarësisht se ka dështuar në çdo moment ku Mota ka besuar te ai, dëmtohet dhe i shtohet listës së gjatë të lojtarëve në infermierinë bardhezi.

Praktikisht duket si një merkato jo fortë e mirë nga ana e Xhuntolit që ka pendesë jo vetëm për lojtarët e dëmtuar, por edhe për milionat e shpenzuara për t’i afruar. Nuk duhet harruar këtu edhe fakti që Juventusi ka repartin e sulmit të pambuluar dhe pa alternativë për Dushan Vlahoviçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"